Jam i plotësuar/ Laerti për rrugëtimin e tij në Big Brother Vip: Ishte si një katarsis

Jam i plotësuar/ Laerti për rrugëtimin e tij në Big Brother Vip: Ishte si një katarsis



Laerti ka kaluar 120 ditë brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, në një rrugëtim të mbushur me debate, përjetime dhe emocione të forta.

 Ai e përshkroi këtë rrugë si një “katarsis” që e ka rilindur shpirtërisht, e po ashtu e ka formësuar. Ai madje tha se tashmë ndihet i plotësuar.

Laerti: Është e vështirë për të ardhur këtu, do u jem borxhli sepse duke marrë vendimin për të hyrë këtu, pata mundësinë të kaloj gjithë jetën nëpërmjet një katarsisi shpirtëror dhe të më shërbejë si dikur, në kohën e prindërve, kur ushtria ishte 4 vite dhe shkoje çun, e dilje burrë nga aty. Unë jam i plotësuar. Mund të lumturohesh dhe me një gëzim të çastit, mund të fluturosh një moment nga lumturia, por të qënit i plotësuar është një ndjesi që… Ata që e kanë krijuar këtë format, e kanë menduar që 120 ditë është ajo periudha nga formimi deri tek lidnja e personalitetit tënd të formuar. Dëshira do ishte që të vazhdoja të rija, sepse një xhiro bëmë me makinë dhe isha si pa frymë dhe doja të kthehesha në shtëpi. Por përgjegjësitë që kam aty jashtë… Fatmirësisht tani ju njihni dhe nënën time kështu që… Unë jam djalë ushtaraku. Ka qenë ajo që më ka dhënë kurajë dhe kur humba tim atë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook