Këlliçi dhe Çupi takime në Tiranë, drejtuesi politik i PD: Taksa 10% dhe biznesi pa tatim fitim deri në 180 mijë euro xhiro, rrit mirëqenien e familjeve të vetëpunësuara

Drejtuesi politik i PD në Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi si dhe kandidatja për deputete Dhurata Çupi kanë vijuar takimet sot me pensionistë, qytetarë dhe biznese në Njësinë 9.

Përfaqësuesit e PD kanë prezantuar pikat e programit të PD për zhvillimin e biznesit dhe të sipërmarrjes familjare.

Këlliçi është shprehur se me taksën 10% dhe çuarjen deri në 180 mijë euro të xhiros së biznesit që nuk do të taksohet për tatim fitimin, ndihmon në rritjen e mirëqenies për familjet e vetëpunësuara.

Postimi i Këlliçit
Takime me pensionistë, qytetarë e biznese të vogla në Njësinë 9.
Programi i Partisë Demokratike për ekonominë, me taksën 10% dhe rritjen e nivelit të xhiros deri në 180 mijë euro PA TATIM FITIMi ndihmon të gjitha familjet e vetëpunësuara që të përmirësojnë ekonominë e tyre.
Me Partinë Demokratike, sipërmarrësit e vegjël dhe punëtorët kanë një shans për një mirëqënie të vërtetë.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook