Ligji 20/2020 për legalizimet! Avokati Erald Aga: Sërish çështja e pronave nuk zgjidhet plotësisht, por ja risitë

Avokati Erald Aga, i ftuar në emisionin Koha për t’u zgjuar në News 24, diskutoi për ligjin 20/2020 të legalizimeve. Ai tha se problemi i pronës mbetet pezull dhe varet kryesisht nga administrata shtetërore, ndërsa ligji i ri përfshin të gjitha ndërtimet që datojnë nga 10 gushti 1991 e më pas si dhe parashikon disa risi për sa i përket kompensimit në rast të moslegalizimit për arsye publike si dhe kërkesat teknike për objektet mbi 4 kate.

Ai thekson se pavarësisht afateve ligjore shumë kërkesa për legalizim mbeten të pazgjidhura për vite me radhë dhe qytetarëve u rekomandohet të ndjekin rrugën ligjore për të kërkuar të drejtat e tyre.

Avokati Erald Aga: Ligji 20/2020, në dallim nga ligji i 2006 për legalizimet, solli disa ndryshime tepër të vogla dhe nuk sjell zgjidhje të problemit. Sërish çështja e legalizimit ngelet pezull, në varësi të administratës. Risi është që në mënyrë automatike, personave që nuk iu legalizohet objekti se nuk plotësojnë kriteret, nëse i bie një vepër publike, këtij individi i lind e drejta që të kompensohet. Ky ligj ka bërë objekt të gjitha ndërtesat që nga 10 gushti i vitit 1991. Kushdo që ka bërë kërkesë, do shqyrtohet kjo kërkesë. Do legalizohen objektet ku nuk do bëhet objekt strategjik, nuk ka aeroporte, rrugë lidhëse kombëtare, etj. Nëse nuk ka legalizim, dëmshpërblimi është me çmimin e referencës. Nëse ka ndërtim pa leje 6 kate, nuk kualifikohet lehtë.

Kushdo që ka ndërtesë mbi 4 kate, duhet të dorëzojë dokument, që ndërtesa mund të përballojë tërmete. AKSH ka afat 60 ditë kohë që të mbyllë kualifikimin, kush plotëson kriteret e kush jo. Edhe pse procedura thotë se duhen disa ditë, objektet e dimë se në realitet kanë vite që nuk janë legalizuar. Më përpara, për ndërtesat që ishin në një truall të një pronari tjetër, pronari thoshte në ASHK se është ndërtuar mbi tokën e tij, procedurat pezulloheshin. Ndërsa, ligji i ri thotë se objekti legalizohet, por ajo që ndodh me truallin mbetet e papërcaktuar. Pronari që ka tokë mund të japë para tek pronari i objektit,  por marrëdhënia kalon nga shteti. ASHK thotë se kualifikimet nuk i bëjmë dot shpejt, duke thënë se nuk kanë staf. Do thosha që qytetarët të ndjekin më mirë rrugën ligjore.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook