Në 2021 theu herësin/ “E prisja të isha në listën e hapur”, Fatmir Xhafaj: Gara këtë vit më e ashpër, por motivuese. Konkurrencë me kundërshtarin por edhe brenda forcës politike!

Kandidati i PS në listën e hapur të Tiranës, Fatmir Xhafaj i ftuar në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24, u shpreh se e priste të ishte në listën e hapur të Qarkut të Tiranës, pasi një gjë të tillë e paralajmëroi Edi Rama disa muaj më parë.

Xhafaj tha se ndryshe nga viti 2021, fushata për 11 majin është ndryshe dhe diferencimin e bën, sipas tij, konkurrimi këtë herë brenda forcës politike.

Ai e quajti këtë sfidë por edhe motivuese.r

Nisida Tufa: Çfarë e dallon këtë fushatë nga ajo e 2021?
Fatmir Xhafaj: Fushata është e njëjtë sa i takon marrëdhënies me njerëzit dhe territorit ku shtrihet. Sa i takon sistemit elektoral ka disa veçori. Në 2021 ishte eksperienca e parë për një lloj gare të hapur. Të jesh i 23-ti dhe të kalosh i pari në Qarkun e Tiranës, mund të konsiderohet sukses falë të gjithë atyre që më votuan. Së dyti, duhet thënë se në atë sistem njihej numëri i votave pra herësi, sa vota do të duheshin të merrje, konkurrenca ishte më e gjerë por më e butë. Në 2025 ka disa specifika, nuk ka herës, nuk ka një tavan, sa më shumë vota të marrësh aq më mirë. Konkurrenca është e dyfishtë, nga njëra anë do të duhet të konkurrosh me kundërshtarin, por edhe brenda forcës tënde politike, është me e ashpër në këndvështrimin tim. Konkurrimi i brendshëm është më i fortë se në 2021. Ka më pak barazi në garën e hapur. Ka edhe një faktor tjetër, mediat ose portalet që përfshihen për interesa të caktuara lobimi për kandidatë të veçantë që e ndikojnë garën.

Nisida Tufa: E prisnit të ishit kandidat i listës së hapur?
Fatmir Xhafaj: E prisja të isha në listën e hapur sepse ishte një gjë e paralajmëruar nga njëra anë, në një aktivitet politik të PS u tha kjo gjë, pavarësisht se rrugës u modifikua shumë nga ajo çfarë u tha në fillim dhe kjo bëri që rregullat e lojës të vendoseshin me vonesë. Por një pjesë e jona që kishin më shumë se 1 mandat do të duhej të ishin në garën e hapur. Duke njohur edhe vetë sistemin elektoral e favorizon këtë lloj ndarje, por është një gjë pozitive për forcën politike, e dobishme për garën dhe objektivin që duhet të kapë kjo forcë politike. Është motivuese, por nuk është e lehtë, është sfidë.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook