“Nëse nuk do të ishte Berisha, do e kishim garën të vështirë”, Xhafaj: PD sërish në opozitë më 11 maj. PS ruan numrin e mandateve të 2021

Gjatë intervistës me gazetaren Nisida Tufa në emisionin “Kjo Javë” në News24, kandidati i PS për Tiranën, Fatmir Xhafaj, u shpreh se nëse opozita do të kishte zgjedhur një lidership tjetër, jo Berishën, gara më 11 maj do të ishte e vështirë.

Sipas Xhafaj, lidershipi aktual është i vjetër e pa ide dhe përfaqësimi i tyre jo dinjitoz.

“Berisha është lideri më i papërshtatshëm që mund të kishte opozita për ta çuar drejt një fitoreje. Nuk mund t’i kërkosh votën një votuesi në 2025 një lidershipi që ka 30 vjet në politikë dhe me një sërë problemesh, që nuk motivojnë elektoratin.

Ne duhet ta kuptojmë se opozita është themelore për demokracinë dhe ajo duhet të jetë konstruktive në rolin dhe funksionin e saj.

Ne kemi parë një opozitë me mungesë vizioni dhe përfaqësuese e një periudhe të errët në aktivitetin e saj politik.

Kryesorja unë mendoj se nuk kanë përfaqësim dinjitoz për të përfaqësuar popullin opozitar”, tha Xhafaj.

I pyetur për parashikimet e mazhorancës për numrin e mandateve që do të marrin më 11 maj, Xhafaj tha se PS ruan numrin e mandateve dhe mund të shkojë edhe më tej. Në lidhje me Tiranën, ai tha se nëse rrethanat para procesit elektoral do të ishin ndryshe, në garën e 11 majit, do të fitoheshin 20 mandate, ndërsa sot parashikimet janë për 18 të tilla nga mazhoranca.

“Besoj që minimalisht PS e ruan numrin e mandateve kështu dhe në Tiranë, ka të garantuar numrin 19, nëse disa rrethana para procesit elektoral do ishin krejt ndryshe, sot do të flisnim për mandatin e 20″, tha Xhafaj.

Fatmir Xhafaj: Nga pikëpamja elektorale, opozita është shumë e vjetër dhe e lodhur në ide, dhe në retorikë politike, në lidership dhe përfaqësim dhe kjo do të jetë padyshim kosto kryesore që do të marrë mbi vete që do të bëjë që ajo të jetë përsëri opozitë në përfaqësimin legjislativ dhe për kët ëkam bindje të plotë.

Sepse nuk mund t’i kërkosh votën një votuesi në 2025 një lidershipi që ka 30 vjet në politikë dhe me një sërë problemesh, që nuk motivojnë elektoratin.

Berisha është lideri më i papërshtatshëm që mund të kishte opozita për ta cuar drjet një fitoreje.

Ne duhet t akuptojmë se opozita është themelore për demokracinë dhe ajo duhet të jetë konstruktive në rolin dhe funksionin e saj. Ne kemi parë një opozitë me mungesë vizioni dhe përfaqësuese e një periudhe të errët në aktivitetin e saj politik. Kryesorja unë mendoj se nuk kanë përfaqësim dinjitoz për të përfaqësuar popullin opozitar.

Nëse nuk do të ishte Berisha po dikush tjetër, do kishim opozitë më sfiduese.

Absolutisht po. Nëse ata do të kishin tjetër lidership, përfaqësim tjetër, ne sot do të ishim në vështirësi, garë e vështirë.

Në shkallë vendi, e vështirë të parashikosh.

Unë e njoh përmes kolegëve, nuk jam i sigurt. Besoj që minimalisht PS e ruan numrin e mandateve kështu dhe në Tiranë, ka të garantuar numrin 19, nëse disa rrethana para procesit elektoral do ishin krejt ndryshe, sot do të flisnim për mandatin e 20.

()

 

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook