Kryetari i PD, Sali Berisha, u ka uruar besimtarëve të krishterë festën e Pashkës. Në një mesazh urimi në rrjetet sociale, Berisha ndër të tjera shkruan se Pashka është ditë e shpresës së pashuar, e frymëzimit të njeriut nga vlerat hyjnore dhe njerëzore dhe në një të ardhme më e mirë.
“Ajo i ka gjetur kësaj rradhe Shqipërinë, besimtarët e krishterë shqiptarë dhe miqtë e tyre të besimeve tjera para një zgjedhje historike me datën 11 maj.
Duke ju uruar të gjithë besimtarëve të krishterë këtë ditë të shenjtë, ju ftoj të dashur miq t’i lutemi Zotit që të bekojë shqiptarët në Shqipëri, diasporë dhe kudo që janë dhe votën e tyre për ndarjen nga pushteti i të keqes që po boshatis Shqipërinë, dhe ngjalljen e shpresës dhe të ardhmes për shqiptarët”, thotë Berisha në mesazhin e tij.
()