PD, letër zyrtare KQZ-së: Na vini në dispozicion proces-verbalet e zarfeve për diasporën!

Partia Demokratike i është drejtuar me një kërkesë zyrtare KQZ-së, ku i kërkon që ta informojë dhe t’i vërë në dispozicion të gjitha proces-verbalet mbi problematikat e konstatuara, lidhur me zarfet për votuesit e diasporës në të 12 qarqet e vendit.

Në shkresën zyrtare të PD, e firmosur nga përfaqësuesi ligjor, Franc Nuri, kërkohet sqarime rreth problematikave të shumta që po hasen në shpërndarjen e zarfeve me fletët e votimit në Botë, të cilat sipas PD, u janë raportuar një sërë shkeljesh të standardeve dhe protokolleve të shpallur publikisht nga KQZ, në lidhje me shpërndarjen e zarfeve për votimin e shtetasve nga diaspora përmes postës private.

PD kërkon që të gjitha komunikimet mes KQZ-DHL dhe kompanive të prodhimit të zarfeve dhe nën-kontraktorët e tyre, që nga momenti i konstatimit të problematikave të para e deri më tani, në respekt të transparencës dhe interesit publik, t’u vihet në dispozicion pa vonesë dhe në mënyrë të përditësuar.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook