Në Madrid era e revolucionit ndihet në ajër. Në fakt, ky revolucion ishte planifikuar pak kohë më parë, që kur Ancelotti filloi të reflektoi në lidhje me të ardhmen, por suksesi në Champions thjesht e shtyu në kohë. Eliminimi përballë Arsenal, për më tepër në atë e formë, e përshpejton disi largimin e italianit, vetëm nëse e mbyll sezonin me “dopietë”, titull dhe Kupë, por sipas mediave spanjolle, as kaq mund të mos mjaftojë.
Plani i presidentit Perez është që në Botërorin për Klube, Real Madrid të drejtohet nga një trajner i ri. Në këtë pikë, sipas Marca, të gjithë rrugët të dërgojnë te Xabi Alonso, i përzgjedhuri i Perez për të nisur një cikël të ri. Alonso ka një të përfshirë në kontratë një klauzolë që e lejon të largohet nga Leverkusen për të shkuar te Real Madrid. Me trajnerin e ri do të ndryshojë edhe qasja e klubit në merkato, ku nga Madridi priten të largohen disa lojtarë.
Me “valixhe në duar” është Luka Modric, ndërsa situata e Lucas Vazquez do të vlerësohet në vijim. Në shitje ka dalë edhe David Alaba, një nga lojtarët më të paguar në skuadër. Në lidhje me merkaton në hyrje, është thuajse e sigurt që Realit do t’i bashkohet Alexander-Arnold, ndërsa pëlqehen edhe lojtarë si Huijsen dhe Zubimendi.
()