Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ishte sot në News 24 ku foli për ecurinë e fushatës së 11 majit. Shehaj tregoi se forca e tij ka në qendër të vëmendjes punën e ndershme.
Slogani i Mundësia është që Shqipëria të kthehet në vendin ku ia dilet me punë. Ndërsa rrëfeu se gjatë jetës ka bërë çdo lloj pune, edhe në biznesin e tij.
“Nëse ka një parti politike që nuk ka lidhje me punën është Parti Socialiste. PS ka lidhje me pushtetin. Çdo gjë që bën është të marrin pushtetin dhe të rregullojmë socialistët. Punëtorët më të mëdhenj janë sipërmarrësit. Kudo në Shqipëri janë nga halli jo nga qejfi. Nuk kanë gjetur mundësi tjetër. Kanë filluar biznesin e tyre. Një elektricist me një skuadër, është sipërmarrës. E njëjta gjë vlen për një bojaxhi, këdo që ka një kafe. Nuk besoj se kishte njeri në zyrë që vinte para meje dhe dilte pas meje.
Kam bërë çdo lloj pune. Dhe në biznesin tim. Nuk ka asnjë kontradiktë. Kur flas për punën, flas për sipërmarrësit, bashkëpunëtorët që ja dalin me punë. Kjo është Shqipëria që nuk flet askush. Nëse Shqipëria ka bërë përpara në 34 vjet nuk është falë qeverisë, por falë sipërmarrësve. Kanë përmirësuar shërbimet. Nëse nuk kanë bërë më shumë, për politikat. Zgjidhja nuk është qeveria. Prandaj slogani ynë është ta bëjmë Shqipërinë një vend ku ia dilet me punë. Synojmë zvogëlimin e administratës. Ulim burokracinë dhe lejojmë biznesin të rritet.”
()