VIDEO/ Thriller në “Arenën Kombëtare”, Tirana bie ndaj Teutës, bardheblutë drejt Kategorisë së Parë

Tirana pësoi disfatë 1-0 ndaj Teutës në javën e parafundit të Superiores, duke bërë që qëndrimi në elitë tashmë të mos jetë në dorën e tyre. Në javën e fundit, kryeqytetasit, do të kenë nevojë për një mrekulli të vërtetë.

Rasti i parë serioz do vinte pas çerek ore lojë. Një top i fortë në zonë kalon gjithë pasqyrën e portës por nuk është askush aty për të dërguar topin në rrjetë.
Pak më vonë, bardheblutë kërkuan të përfitojnë nga një rrëmujë në zonë me Zharmuni e Soler, por prapavija kundërshtare ishte e vëmendshme.

5 minuta nga fundi i pjesës së parë, Ndreca vendosi në provë Tafas, e menjëhershme përgjigja e portierit.

Fraksioni i dytë ishte mjaft i luftuar, Bajrovic fitoi penallti pasi u pengua në zonë.
Zharmuni nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë, me portierin që kuptoi gjithçka.
Durrsakët do ndëshkonin Tiranën me anë të Beshiraj, i cili me një goditje të bukur “përshëndeti” rrjetën.

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook