Alarm tek Barcelona, Lewandovski mungon ndaj Interit në Champions?

Ka pesimizëm te Barcelona për gjendjen e Robert Lewandowskit, i detyruar të kërkojë zëvendësim në minutën e 78-të të ndeshjes së Ligës kundër Celta Vigos për shkak të një problemi muskulor. Para se të largohej nga fusha , sulmuesi polak u rrëzua përtokë duke prekur pjesën e pasme të kofshës së majtë: ekziston frika e një dëmtimi në biceps femoral dhe për pasojë një ndalesë dy-tre javë.

Një goditje për skuadrën Blaugrana përpara finales së Kupës së Mbretit, e planifikuar për të shtunën e ardhshme kundër Real Madridit, dhe dy gjysmëfinaleve të Champions League kundër Interit (ndeshja e parë më 30 prill në Spanjë, ndeshja e kthimit në San Siro më 6 maj).

“Duhet të presim deri nesër për të bërë testet dhe për të mësuar më shumë”, tha trajneri Hansi Flick pas fitores së rikthimit nga 1-3 në 4-3 kundër Celta Vigo. Skanimi MRI që Lewandowski do t’i nënshtrohet të dielën do të japë përgjigje të sakta për shkallën e dëmtimit dhe kohën e rikuperimit. Por, siç raporton Mundo Deportivo, nuk ka ndjesi pozitive pas dëmtimit.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook