Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, e cila njëherësh është dhe kandidate e kësaj force për deputete në zgjedhjet e 11 majit, Erisa Xhixho, ka vënë theksin te nevoja për uljen e taksave dhe përmirësimin e kushteve ekonomike për qytetarët dhe biznesin.
Në një postim në rrjetet sociale, Xhixho ka deklaruar se ulja e taksave është hapi i parë për një ekonomi më të drejtë, ku përfitimet nuk shkojnë vetëm për pak njerëz, por për shumicën e qytetarëve. Disa nga masat e propozuara për ndryshimin e situatës përfshijnë uljen e taksës së sheshtë në 10%, uljen e TVSH-së në 15%, dhe zero taksa për profesionet e lira dhe bizneset e vogla.
Xhixho thekson se është koha për ndryshim, ku prioritet të kenë qytetarët dhe jo oligarkët.
“Cfarë do të thotë TAKSA TË ULËTA?
MË SHUMË PARA PËR QYTETARËT DHE BIZNESIN.
Ne angazhohemi për uljen e taksave.
✅ Taksa e sheshtë do të jetë 10% duke dhënë lehtësim të prekshëm për ekonominë e familjes.
✅ TVSH ulet në 15% duke sjellë më pak kosto për bizneset dhe çmime më të ulëta për qytetarët!
✅ Taksa e shitjes së pronës nga 15% në vetëm 2% duke sjellë më shumë para në xhepat e qytetarëve.
✅ZERO taksim për profesionet e lira dhe zero taksa për biznesin e vogel
✅Nuk do ketë taksa lokale më shumë se 1% e xhiros vjetore
Ne do ndërtojmë një model të ri ekonomik ku paratë shkojnë te shumica e qytetarëve dhe jo te një grusht njerëzish.
Duhet të marrë fund qeverisja që u jep prioritet PPP-ve, oligarkëve dhe investitorëve strategjikë.
Është koha për ndryshim , është koha që prioritet të kenë qytetarët”, shprehet ajo.