“Krishti u ngjall”! Besimtarët e krishterë në Durrës kremtojnë Pashkët

Qyteti bregdetar i Durrësit u mbush këtë të dielë me atmosferë feste dhe lutjeje, teksa besimtarë të shumtë ortodoksë, katolikë dhe ungjillorë kremtuan së bashku Pashkën, një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe simbolike të fesë së krishterë.

Në të gjitha kishat e qytetit, u zhvilluan meshë të shenjta dhe rite fetare që kujtojnë ringjalljen e Jezu Krishtit, pas kryqëzimit. Kjo ngjarje e shenjtë simbolizon fitoren e jetës mbi vdekjen, shpresën dhe mëshirën hyjnore për mbarë njerëzimin.

Besimtarët ortodoksë morën pjesë në meshen qendrore të mbajtur në kishën “Apostull Pavli dhe Shën Asti”, ndërsa kremtime të ngjashme u zhvilluan edhe në kishat katolike dhe ungjillore të qytetit, ku atmosfera ishte e përshkuar nga devocioni, qetësia shpirtërore dhe përkushtimi ndaj besimit.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook