Një festë që bashkon të gjithë/ Himara feston Pashkën mes traditës dhe turistëve, ja aktivitetet që janë parashikuar

Himara ka zgjedhur që ditën e Pashkës ta presë ndryshe, ku dy nga vajzat e vogla të veshura me kostumet popullore të zonës kanë shpërndarë vezën e kësaj feste duke uruar banorët, por edhe turistët e shumtë për Pashkë të Bardha e plot mbarësi.

Vizitorët e ardhur nga Tirana, por edhe turistët nga Gjermania tregojnë se kanë vendosur të festojnë Pashkën në Himarë, ndërsa theksojnë se të tilla aktivitete duhet të ketë në çdo qytet të Shqipërisë

Për kryetarin e bashkisë Himarë Vangjel Tavo dhe deputetin Damian Gjiknuri kjo festë sjell unitet.

Festa e Pashkës do të vijojë edhe gjatë mbrëmjes me koncert në sheshin e këtij qyteti.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook