Parashikimi i motit për sot, 20 prill 2025

Parashikohet rënie e vlerave barike si pasojë e masave ajrore më të freskëta me origjinë Veriperëndimore. Kjo do të sjellë ndryshim të situatës atmosferike në vend. Orët e paradites do të paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat Veriore dhe Qëndrore duke lënë Jugun nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta.

Gjatë orëve të pasdites dhe në vijim vranësirat do të shtohen gradualisht në të gjithë territori e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera më e ulët e shënuar në Peshkopi deri në 27°C vlera maksimale në qarkun e Durrësit.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor; për pasojë; në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook