“Subvencione për fermerët, bletërritësit dhe peshkatarët”, Lapaj takim me qytetarët në Fier: Ja si do të funksionojë skema! Detyrimi juaj i vetëm…

Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Altin Lapaj zhvilloi një takim me qytetarë dhe fermerë në qarkun e Fierit.

Ai ka sqaruar mënyrën se si do të funksionojë pagesa e subvencioneve, duke theksuar se detyrimi i vetëm që do të kenë fermerët do të jetë krijimi i një llogarie bankare që do të lidhet drejtpërdrejt me thesarin e shtetit dhe regjistrimi me NIPT si fermerë.

Sipas tij një skemë e tillë do të funksionojë edhe për bletërritësit dhe ata që merren me peshkim.

“Me ne do të keni vetëm dy detyrime.
Të regjistroheni si fermerë, pa asnjë barrë fiskale
Të shkoni në një bankë të nivelit të dytë dhe të hapin një llogari bankare të posaçme vetëm për fermerin që do të shërbejë vetëm për subvencionet.
Llogaria do të jetë e regjistruar direkt me thesarin e shtetit.
Kur çoni 1 mijë kg luleshtrydhe psh, do të deklaroni që shitët në pikën e grumbullimit 1 mijë kg. Pika e shumicës që e bleu do të deklarojë sasinë që blen. Në momentin që kryqëzohen të dhënat hyrëse dhe dalëse, kalon menjëherë subvencioni.
Nuk do të keni nevojë as për mik as për gjë. Dikush më thanë fermerët do të abuzojnë, thash shyqyr që e çuam diskursin në pikën që mund të manipulojë ai që i ka duart me kallo.
Por kjo nuk mund të ndodhe të gjithsesi.
E njëjta gjë do të ndodhë për ata që merren me bletë apo peshkim”
, tha ai.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook