Një operacion i suksesshëm i policisë franceze ka çuar në zbulimin e një plantacioni të madh marijuane në një fshat të qetë me vetëm 250 banorë, në zonën midis Mende dhe Saint-Chély-d’Apcher, në Lozère. Brenda një shtëpie shumëkatëshe, autoritetet sekuestruan 132 bimë marijuane si dhe pajisje të specializuara për kultivimin e tyre.
Çdo kat i ndërtesës ishte përshtatur për faza të ndryshme të kultivimit, duke e kthyer banesën në një laborator të sofistikuar të paligjshëm. Operacioni kulmoi me arrestimin e një shtetasi shqiptar 32-vjeçar, i cili u kap në katin e tretë të godinës, duke kujdesur bimët.
I arrestuari u paraqit para gjykatës më 9 prill, ku pranoi fajësinë dhe u dënua me tre vjet burg. Gjykata urdhëroi gjithashtu deportimin e tij pas përfundimit të dënimit, duke i ndaluar kthimin në Francë në mënyrë të përhershme.
Autoritetet franceze e cilësuan këtë rast si një goditje të rëndësishme kundër kultivimit të paligjshëm të drogës në zona rurale të vendit, ku shpesh aktivitetet kriminale përpiqen të kalojnë pa u vënë re.
()