Zgjedhjet e 11 majit/ Çupi takime me qytetarët: Keni nevojë për një shtet që nuk ju kthen shpinën! Më 11 maj besoni te PD

Deputetja e Partisë Demokratike dhe njëherazi kandidate për deputete në listën e hapur për Qarkun e Tiranës, Dhurata Çupi, ka vijuar edhe sot me takime me qytetarët.

Në një postim në rrjetet sociale Çupi shkruan se qytetarët tregojnë nevojën për punësim, për përkujdesje shëndetësore më të mirë, për një shtet që nuk u kthen shpinën, por i mbështet.

Çupi ka kërkuar votën më 11 maj, duke u shprehur se PD është me qytetarët në çdo hap të rrugës drejt ndryshimit.

“Edhe sot ishim mes qytetarëve.
Nuk ka marrëdhënie më të sinqertë sesa zëri i njerëzve në jetën e tyre të përditshme. Dhe këto zëra na tregojnë nevojën për punësim, për përkujdesje shëndetësore më të mirë, për një shtet që nuk u kthen shpinën, por i mbështet.

Partia Demokratike është me qytetarët ,në çdo hap të rrugës për ndryshim. Sepse ndryshimi nis nga dëgjimi, dhe nga përkushtimi për të bërë më mirën.
Besoni në Programin e Partisë Demokratike

Votoni Partia Demokratike

Votoni Dhurata Çupi Tyli”, shkruan deputetja e PD.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook