Zgjedhjet e 11 majit/ Noka në Katjel të Elbasanit: Në Programin ekonomik të PD, e gjen veten çdo shqiptar

Sekretari I Përgjithshëm Flamur Noka ka deklaruar se programi i PD është mëse i realizueshëm dhe aty e gjen veten çdo i ri, e re, pensionist, arsimtar, mjek, profesionet e lira dhe shtresat në nevojë.

Në takimin në Katjel të Elbasanit, Noka theksoi se Sali Berisha nuk u kthye thjesht si individ, ai u rikthye me programin më madhështor që ka patur ndonjëherë një forcë politike në histori.

“Cili është programi i Partisë demokratike, i Aleancës për Shqipërinë Madhështore: Aty e gjen veten çdo pensionist, çdo i papunë, çdo i ri, çdo e re, çdo fermer, çdo mësues, e gjen veten çdo shqiptar.
200 euro do të jetë minimumi jetik. Nuk do të ketë qytetar të zonës suaj këtu apo çdo shqiptar që të ketë të ardhura më pak se 200 euro. 200 euro do të jetë minimumi jetik i vendosur për ju. Brenda 100 ditëve të para do të bëhet realitet. Brenda 100 ditëve të para, me Paketën e Dhembshurisë, çdo pensionist do të ketë 20% më shumë se minimumi jetik pension, që të mos t’i shtrijë dorën komshiut, komshijes apo kushëririt, apo fëmijëve në emigrim për ta mbajtur gjallë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook