“Bufi nuk lë krevat pa hyrë”/ Rama në Spille: 71 mandate nuk i diskutojmë! Vota më 11 Maj është për historinë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me të rinjtë në Spille, ku me tone ironike dhe batuta karakteristike, tha se “bufi nuk lë krevat pa hyrë”.

Rama rrëfeu një episod personal nga koha kur kandidoi për kryetar partie, duke përmendur edhe bashkëpunimin me Pandin, i cili fillimisht e kundërshtoi, por më pas u bënë bashkë. Duke iu referuar zgjedhjeve të 11 majit, ai tha se “kjo është një votë për historinë”, pasi përfaqëson përparimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Rama u shpreh i sigurt se Partia Socialiste do të marrë të paktën 71 mandate, duke theksuar se nuk është fjala për fitoren në numra, por për drejtimin që merr vendi.

Edi Rama takim me të rinjtë në Spille: Bufi nuk lë krevat pa hyrë. Nuk lë vend pa e futur atë sqep, tek familjet, vajzat, gratë. Kështu veproi dhe me mua, kur më publikoi foto nudo personale. Kur konkurrova për kryetar partie, Pandi ishte kundër. Pandi konkurroi për sekretar të partisë dhe fitoi. Ishim shokë dhe Pandi nuk donte që unë të bëhem kryetar partie. I thashë o Pandi, jemi të dënuar të punojmë bashkë. Më tha që të bashkëpunojmë duhet të mos veshësh çorape të kuqe dhe të martohesh. I plotësova kushtet. Më 11 maj, vota është për historinë. Kjo, sepse me atë votë, Shqipëria bën përpara drejt rrugës në Bashkimin Europian.  Nuk është votë për të marrë 71 mandate, se ne 71 nuk diskutohet që do i marrim, është votë për integrimin e vendit. Edhe Luli të futet me matematikën e vet, PS nuk merr kurrë më pak se 71 mandate.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook