Drejtori i AMP-së Florian Sulejmani në Gjykatën e Beratit,për verifikimin e masës së Pezullimit nga Detyra. Gjykata e Beratit shpall moskopetencë territoriale,duke ja kaluar çështjen Tiranës

Drejtori i Përgjithshëm i AMP-së Florian Sulejmani ka qënë sot në Gjykatën e Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Berat, për verifikimin e masës së “Pezullimit nga Detyra”.

Gjykata e Beratit kishte pranuar kërkesën e Prokurorisë së Beratit për pezullimin nga detyra të drejtorit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani, pasi është nën hetim për shpërdorim detyre lidhur me proçedurën e ndjekur në transferimin e oficerëve të policisë gjyqësore,që dyshohet se është kryer në kundërshtim me legjislacionin përkatës. Prokuroria e Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Pergjithshëm të Beratit njoftoi në16 prill caktimin e masës së sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj drejtorit të Përgjithshëm të AMP-së Florian Suljemani,në kuadër të një procedimi penal të regjistruar ndaj tij për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Sipas prokurorisë, çështja penale në ngarkim të Sulejmanit ka të bëjë me transferimin e vartësve të Sulejmanit.

Gjykata e Beratit,duke konfirmuar ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm se nga ana e Sulejmanit janë transferuar oficerët e policisë gjyqësore në kundërshtim të plotë me parashikimet ligjore të ligjeve “Për Organizimin dhe Funksionimin e Policisë Gjyqësore”, dhe për “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore” ka kryer sot verifikimin e masës ndaj tij.Ka qënë gjyqtari Ilirjan Hysi,i cili pasi ka ndenjur rreth 1-orë në dhomën e këshillimit,ka shpallur moskopetencë territoriale,duke ja kaluar çështjen ndaj Sulejmanit Tiranës.Po kështu,gjyqtari Hysi ka vendosur vazhdimin e masës për pezullimin nga detyra të Sulejmanit.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook