Gazetari dhe pedagogu Zylyftar Bregu, ka komentuar vrasjen e Gjovalin Prendit në Pllanë të Lezhës, por nuk mendon se ka lidhje me atentatin të po asaj nate në Tiranë
I ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, Bregu tha se është e vështirë të përgatitesh dy grupe vrasësish që të godasin në të njëjtën kohë.
“Mosdalja ende në dritë se si ka vdekur Ervis Martinajt, që tashmë është kthyer në një lloj legjende, është e vështirë ta lidhësh pastaj ngjarjen me vrasjen e fundit. Policia duhet të jetë më transparente, nëse mund të bashkohen dosjet. Ngjarjet bëhen enigmatike, nuk ka prova.
Personalisht, mendoj se vrasja në Lezhë nuk ka lidhje me atentatin në Tiranë, pasi është thuajse e pamundur që të përgatisësh dy grupe vrasësish dhe të godasësh në të njëjtën kohë” – tha Bregu.
()