Ekzekutimi i Gjovalin Prendit në Lezhë, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit një vit më parë në Greqi

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, ka komentuar vrasjen e Gjovalin Prendit në Pllanë të Lezhës, duke e lidhur ngjarjen me atentatin mafioz ndaj të birit të tij, Roan Brahimi, në Greqi një vit më parë.

I ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, Beci theksoi se bazuar në provat e mbledhura nga policia shqiptare, përfshirë ekspertiza dhe gjetje në vendngjarje, ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis dy ngjarjeve. “Gjithçka të çon në konkluzionin se kjo histori ka nisur në Greqi një vit më parë”, tha ai.

Sipas tij, autoritetet shqiptare dhe ato greke po përpiqen të bashkëpunojnë për të identifikuar motivin e kësaj vrasjeje, ku në qendër të hetimeve qëndron pista e hakmarrjes ose gjakmarrjes. “Ka lidhje të njerëzve që kanë sfond kriminal dhe policia ka detyrimin të hetojë marrëdhëniet mes aktivitetit të djalit dhe vetë viktimës”, shtoi Beci.

Roan Brahimi, i njohur edhe si Sidorel Prendi, u vra në një atentat mafioz në Greqi në vitin 2024. Vrasja e tij mbetet ende e pazbardhur, por dyshohet se kishte lidhje me konflikte të forta kriminale në Shqipëri.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook