I kërkuar nga Kosova për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, arrestohet 31-vjeçari nga Kukësi

Një 31-vjeçar nga Kukësi është arrestuar pas një operacioni të finalizuar nga policia shqiptare në kuadër të fazës së operacionit “Operacionalja”. Ky operacion është zhvilluar për kapjen e personave të kërkuar ndërkombëtarisht, dhe në këtë rast, arrestimi ka ndodhur pasi ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës. Shtetasi D. D., banues në Kukës, është kërkuar nga autoritetet kosovare për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, më konkretisht për shkelje të ligjit për lëndët narkotike (kokainë).

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale arrestoi shtetasin Denis Dina pasi më tetor 2024, ka transportuar rreth 1.1 kg kokainë nga Shqipëria në Kosovë nëpërmjet automjetit të tij. Lëndën narkotike ja ka dorëzuar shtetasit A.F, në Prishtinë i cili gjatë ndjekjes nga policia e Kosovës e ka hedhur nga dritarja e automjetit pak para se të arrestohej gjatë një operacioni të përbashkët mes Policisë Shqiptare dhe asaj Kosovare.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Operacionalja”, për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale.

Kapet në Kukës një 31-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, paraditen e sotme është finalizuar një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Operacionalja”, konkretisht:

Operacionalja 41, në kuadër të të cilit, nga ana e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, u bë e mundur lokalizimi në qytetin e Kukësit, kapja dhe ndalimi me qëllim ekstradimi i shtetasit D. D., 31 vjeç, banues në Kukës.

Ky shtetas rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Prishtinës/Kosovë, më datë 14.04.2025, i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprën penale “Shkelje e ligjit për lëndët narkotike (kokainë)”, të parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës. Operacioni vijon për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook