Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte në mbrëmje në Kukës, ku pas prezantimit të kandidatëve të koalicionit opozitar, përmendi edhe disa nga pikat kryesore të programit.
“Mirënjohje të pakufishme ndaj jush për këtë pritje fantastike. Ju përcillni mesazhin e shpresës dhe fitores më 11 maj. Vij të paraqes projektin e aleancës së 25 partive politike.
Është e vështirë që në kohëra të zymta. Kukësi, Hasi dhe Tropoja kanë në historinë e tyre akte madhështore, por edhe potenciale të mëdha. Projekti ynë bazohet në një trashëgimi, në një pasuri të jashtëzakonshme. Kërkojmë t’i shëndërrojmë në të mira gjithë këto potenciale, në treva të begata.
Do ndalem vetëm në pranverën e ’99, ku votrat tuaja e bënë të famshme për bujarinë në të gjithë botën. Bënë të dështojë projektin e Milloshevicit. I pritët kosovarët si vëllezër.
E parë në këtë kënd, Edi Rama, është po aq armik për Kukësin. I ati i Ramës ishte po aq armik, sa burgosi Havzi Nelën. Edi Rama detyroi të largojë delegacionin e Kosovës.
Prandaj, ju kuksianë, asnjë votë për këtë armik të kombit. Ka punonjës të administratës, por ju qëndroni të fortë, mos votoni fashizmin e shqiptarëve. Ata që ju kërkojnë votën për vendin e punës, bëjnë gabim, ju mos u bëni bashkëfajtorë, votoni për kombin dhe jo armikun” – us hpreh Berisha.
()