Ndarja nga jeta e Papa Franceskut! Dom Gjergj Meta në News 24: Iku duke na bekuar të gjithëve. Ja pse ai zgjodhi të vizitojë Shqipërinë

Dom Gjergj Meta, Kreu i Konferencës Ndërfetare Shqiptare, ka folur në një intervistë me Skype për News 24 pas ndarjes nga jeta të Papa Franceskut.

Ai e cilësoi këtë humbje si një moment të rëndë për Kishën Katolike dhe për të gjithë besimtarët, duke theksuar se Papa Francesku iku duke lënë pas një mesazh paqeje dhe solidariteti.

Gjergj Meta përmendi gjithashtu vizitën historike të Papa Franceskut në Shqipëri, ku ai zgjodhi të vizitonte një vend të vogël dhe të varfër si Shqipëria, duke vlerësuar sakrificat e besimtarëve gjatë periudhës komuniste.

Kreu i Konferencës Ndërfetare Shqiptare, Dom Gjergj Meta: Nuk e menduam që kaq papritur të ndahej nga jeta Papa Francesku. Ai iku duke na bekuar të gjithëve. Kisha Katolike ka humbur bariun e saj. Selia e Romës është bosh në këtë moment. Papa kishte një vizion, për një Kishë më solidare, më të afërt me njerëzit, bëri një punë të madhe në shumë vite. Është humbje e madhe, por ne besojmë se të krishterit nuk i merret jeta, por ajo i shndërrohet.

Papa Francesku kishte mesazhin e Ungjillit, ai tregoi afërsi ndaj viktimave në luftërat në mbarë botën. Papa erdhi dhe në Shqipëri, kam qenë zëdhënës i vizitës dhe mbaj mend gjithë angazhimin e të gjithëve për atë vizitë tepër të rëndësishme. Të gjithë njerëzit e pritën Papën. Ai hyri në Europë përmes Shqipërisë, ai e vlerësoi Shqipërinë tonë të vogël. Papa mendoj se zgjodhi Shqipërinë, sepse ishte vend i vogël besoj dhe i varfër. Motivi i dytë ishte se në Shqipëri në komunizëm, besimtarët vuajtën shumë.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook