Ndarja nga jeta e Papa Franceskut! Reagon Meta: Njeri i paqes, ndihmoi Shqipërinë në mënyrë të pakursyer

Pas lajmit të ndarjes nga jeta të Papa Françeskut, ka reaguar edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Ai ka shprehur pikëllimin e thellë për humbjen e Atit të Shenjtë, duke e cilësuar atë si një figurë të shquar të paqes dhe humanizmit, si dhe një mik të madh të Shqipërisë. Në reagimin e tij, Meta ka vlerësuar mbështetjen e pakursyer që Papa Françesku i dha vendit tonë ndër vite, veçanërisht në momente sfiduese për shoqërinë shqiptare.

Postimi i presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta:

Thellësisht i pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Shenjtërisë së Tij, Papa Françesku, i cili do të kujtohet përherë me mirënjohje pёr udhëheqjen vizionare të Kishës Katolike dhe tё njerëzimit nё rrugën e paqes, dashurisë, solidaritetit, humanizmit, bashkëpunimit, dialogut dhe vëllazërimit.

Përherë falenderues për vëmendjen e veçantë, ndihmën dhe mbështetjen e pakursyer, që Shenjtëria e Tij i dha kombit shqiptar në momentet të vështira, si dhe në kapërcimin e sfidave shpirtërore, sociale e ekonomike.

I paharruar do të mbeten për mua takimi dhe bashkëbisedimi me Shenjtërinë e Tij.

Të paharruara do të mbeten mesazhet e vyera dhe frymëzuese të Papa Françeskut për popullin dhe në veçanti për rininë e mrekullueshme gjatë vizitës së tij historike në Shqipëri: “Shqiponjat nuk e harrojnë folenë, por fluturojnë lart. Ju lutem mbajini ata në Atdheun e tyre dhe Shqipëria të shpëtojë nga dimri demografik. Duhet bërë gjithçka për të shtuar shpresën për rininë tonë, sepse ku ka rini, ka shpresë”.

U përcjell ngushëllimet më të sinqerta Selisë së Shenjtë dhe mbarë besimtarëve katolikë.

Të prehet në paqen e merituar!


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook