Ndarja nga jeta e Papa Franceskut! Reagon Veliaj: Ishte mik i madh i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ngushëllime të sinqerta Kishës Katolike

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta të Papa Franceskut. Ai ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për Kishën Katolike dhe besimtarët shqiptarë, duke e cilësuar Papa Franceskun si një udhëheqës shpirtëror të jashtëzakonshëm dhe mik të madh të Shqipërisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj shkruan: “Lamtumirë At i Shenjtë, Papa Françesku – një udhëheqës shpirtëror i jashtëzakonshëm, që mbushi me dritë zemrat e njerëzve, simbol i përulësisë, dashurisë dhe paqes. Ai ishte një mik i madh i Shqipërisë e i shqiptarëve e do të kujtohet me nderim për mesazhet e tij të mëshirës, përkushtimin ndaj të varfërve dhe për ndihmesën që dha në afrimin mes njerëzve dhe feve.”

Kryebashkiaku i Tiranës gjithashtu ka theksuar se Papa Francesku do të kujtohet gjithmonë për veprat e tij dhe angazhimin e tij të palodhur në përhapjen e paqes dhe solidaritetit.

Postimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj:

Lamtumirë At i Shenjtë, Papa Françesku – një udhëheqës shpirtëror i jashtëzakonshëm, që mbushi me dritë zemrat e njerëzve, simbol i përulësisë, dashurisë dhe paqes. 🕊️

Ai ishte një mik i madh i Shqipërisë e i shqiptarëve e do të kujtohet me nderim për mesazhet e tij të mëshirës, përkushtimin ndaj të varfërve dhe për ndihmesën që dha në afrimin mes njerëzve dhe feve.

Ngushëllime të sinqerta Kishës Katolike dhe të gjithë besimtarëve shqiptarë për këtë humbje të madhe.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook