Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të paraqitet sot në ambientet e Prokurorinë e Posaçme në kuadër të respektimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij.
Ish-kryeministri akuzohet për veprën penale të korrupsionit të kryer në bashkëpunim në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Më 3 janar të Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin riktheu masën e sigurimit personal “detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili u lirua më 27 nëntor 2024 nga masa e arrestit shtëpiak me vendim të shkallës së parë, vendimmarrje kjo që u rrëzua më pas nga gjyqtari i Apelit, Engert Pëllumbi.
()