Në prag shkurorëzimi, Leverkusen “ngec” sërish, -8 pikë nga Bayern

Bayer Leverkusen pritet të shkurorëzohet shumë shpejt si kampion në Gjermani, pasi kuqezinjtë ngecën sërish në Bundesligë, teksa kësaj radhe “Aspirinat” e drejtuar nga Ksabi Alonso nuk shkuan më shumë se sa barazimi 1-1 ndaj Sent Paulit. Goli i Shik në pjesën e parë u barazpeshua 12 minuta nga fundi nga ekipi vendas.

Barazimi i dytë radhazi në kampionat, që bën tashmë që kampionët në fuqi të distancohen në -8 pikë nga kryesuesit e Bajernit të Mynihut. 4 javë nga fundi i Bundesligës tashmë për bavarezët fitimi i titullit kampion pritet të jetë thjesht një formalitet.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook