Orsolini i tronditi në limite, “tërbohet” Inzaghi, trajneri i Inter bën moviolë

Një kryevepër e Orsolinit në frymën e fundit trondit Inter, me Bologna-n që i shkakton një humbje të rëndë duke bërë që gara për titull në Serie A të jetë më e hapur se kurrë. Feston për këtë fitore edhe Napoli, me blutë e Conte-s që kapin Inter në krye në kuotë të njëjtë pikësh, 71. Në “Dall’Ara” u zhvillua një sfidë e fortë, shumë taktike mes dy ekipeve, por që prodhoi pak raste të pastra për shënim.

Në fraksionin e dytë, për Bologna-n u aktivizua edhe Orsolini, një lëvizje kjo që rezultoi e gjetur pasi në minutën e 94-ët, sulmuesi “azzurr” me një veprim akrobatik në zonë dërgoi topin në rrjetë duke sjell festë në stadium, me Bologna-n që shijon këtë trepikësh që i mban në garë për një vend në Champions League, për momentin ndodhen në vendin e katërt.

Kjo ishte një humbje shumë e hidhur për Inter pasi në “Dall’Ara”, Inzaghi humbi jo vetëm 3 pikë, por dhe dy titullarë si Bastoni dhe Mkhitaryan të cilët u ndëshkua me kartonë dhe do të mungojnë ndaj Romës.

Në përfundim të ndeshjes, Inzaghi u ndal fillimisht te goli i pësuar, më saktë tek aksioni që solli super golin e Orsolimit: “Kishte nervozizëm në fund për atë rivënie fundore e cila u krye 12-13 metra më përpara. Gjithsesi përtej këtij detaji, duhet të kishim bërë më mirë. Ka zhgënjim të madh, harxhuam shumë energji, të vjen keq të humbasësh në këtë formë”, u shpreh Inzaghi.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook