Kandidati i PD për deputet në Gjirokastër, Tritan Shehu, gjatë një interviste me Skype në News 24 ka shprehur ngushëllimet dhe reflektimet e tij për ndarjen nga jeta të Papës Francesku, duke e cilësuar vdekjen e tij, si një humbje të madhe për njerëzimin.
Shehu tha se Papa ishte njeri i thjështë dhe se kishte një mision në jetë. Ai nënvizoi se me vizitën e tij në Tiranë, Papa Francesku përmirësoi imazhin e Shqipërisë në botë.
Tritan Shehu: Kjo ishte një humbje e madhe për njerëzimin. Mesazhet e paqes janë tepër të rëndësishme në kohën që jetojmë, pasi jetojmë në kohë luftërash dhe pasigurish. Ai vlerësoi tolerancën fetare në Shqipëri. Papa Francesku ishte një njeri i thjeshtë, i dashur dhe që dërgonte mesazhe harmonie.
Papa vlerësoi harmoninë fetare në Shqipëri, kur dihet se në mbarë botën ka përçarje fetare e konflikte me motive pikërisht religjionare. Vizita e Papës në Tiranë përmirësoi imazhin e Shqipërisë në botë. Papa ishte njeri shumë i thjeshtë dhe prandaj ka kërkuar ceremoni njerëzore. Ai bëri rolin e tij si misionar.