“Premtojmë ndryshim me vepra”, Dhurata Çupi: Rritje të menjëhershme të pensioneve minimale

Kandidatja e PD-së në Qarkun e Tiranës, Dhurata Çupi, vijon turin e takimeve me banorë të kryeqytetit, ku sipas saj, premtimet do të vijnë me vepra dhe jo me fjalë.

Postimi i Dhurata Çupit:

“Ne e dimë që shumë prej jush jetojnë me një pension që nuk mjafton as për ilaçet, e jo më për të jetuar me dinjitet. Ne e dimë që, çdo muaj, bëni llogaritë me frikë, duke zgjedhur mes bukës dhe barnave, mes dritave dhe ngrohjes.

Kjo nuk është Shqipëria që ju keni ndërtuar me mund, me djersë, me sakrifica. Ju që keni punuar një jetë të tërë, meritoni më shumë se kaq. Nuk meritoni fjalë boshe dhe premtime të harruara sapo mbaron fushata. Meritoni dinjitet, respekt dhe mbështetje reale.

Në karriget e pushtetit nuk dëgjohet zëri juaj, nuk shihet halli juaj. Ndërsa ata ndërtojnë luks për vete, ju numëroni qindarkat.

Ne premtojmë ndryshim, jo me fjalë, por me vepra.

Rritje të menjëhershme të pensioneve minimale dhe fundin e politikave të ndihmës ekonomike që poshtërojnë qytetarët. Bashkohuni me Programin e Partisë Demokratike, le ta bëjmë ndryshimin, për ju, për fëmijët tuaj, për të ardhmen.

Voto Partia Demokratike Voto Dhurata Çupi Tyli”

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook