Kryeministri Edi Rama ka bërë një bisedë me humor me deputetin Pandeli Majko, ku ata kanë kujtuar foton e njohur të kreut të qeverisë në plazh, ku ishte i zhveshur. Rama tha:
“Deti po më kujton kur kam dalë në foto lakuriq.”
Pandeli Majko e komentoi këtë me humor duke thënë:
“Jemi në plazh dhe më duket sikur jemi kthyer të dy në një vend që na ngjall kujtime shumë interesante.”
Rama iu përgjigj:
“Jo, mua më kujtohet kur isha lakuriq se më nxorrën ata.”
Majko, duke vazhduar me humor, shtoi:
“E tha vetë, edhe kolegëve të PD-së u thashë, ky ju ka mundur kur ishte pa gjë. E jo më tani që e kemi veshur ne.”
Rama, duke kërkuar të sqaronte për foton nudo më tej, tha:
“Ta sqarojmë këtë. Shikoni si është puna. Kur isha në moshën e disave nga ju këtu, dola dhe unë për liri dhe demokraci. Edhe nuk e doja bufin dhe këta se nuk i shikoja dot me sy në fakt. Isha me një shoqen time dhe ca shokë të tjerë, edhe nuk kishte ndonjë gjë”.