Veteranët e UÇK nderojnë Azgan Haklajn: Një prej figurave më të ndritura që dha kontribut të jashtëzakonshëm për çlirimin e Kosovës

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka vlerësuar veprën e Azgan Haklaj.

Në një postim në rrjetet sociale Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti shkruan se Haklaj është njëri prej figurave më të ndritura që dha një kontribut të jashtëzakonshëm për çlirimin e Kosovës.

“Heronjtë nuk harrohen kurrë!

Sot në Tetovë nën organizimin e SHVL të UÇK-së, u mbajt një akademi solemne kushtuar heronjve të heshtur të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, atyre që pa zë, por me zemër të madhe, dhanë gjithçka për çështjen kombëtare – deri në vetëflijim.

Kjo akademi, e para e këtij lloji, iu kushtua veprimtarit të shquar dhe atdhetarit të madh, Azgan Haklaj, njëri prej figurave më të ndritura që dha një kontribut të jashtëzakonshëm për çlirimin dhe dinjitetin tonë kombëtar.

Lavdi të përjetshme heronjve të heshtur!

Nderim për Azgan Haklajn dhe të gjithë bashkëveprimtarët e tij!”, thuhet në postim.

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook