Adriatik Lapaj në Rrëshen: Ju kërkoj me përulje mbështetje, bindini familjarët tuaj, se nuk është më çështje tifozerie, por nevojë për ndryshim

Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj në një takim elektoral në Rrëshen i ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë koalicionin “Nisma-Shqipëria Bëhet” për të votuar ndryshimin dhe jo për të votuar si tifozë ndaj dy forcave politike që kanë marrë peng vendin.

“Unë sot me përulje ju kërkoj mbështetje. Nuk janë zgjedhje, por referendum për tu ndarë nga mendësia e së shkuarës dhe për ti hapur mundësi të resë.

Mendojeni për një cast, më 12 maj vota e lirë e ka carë sistemin, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme, ku bandat që sot janë të lidhura me pushtetin, nuk do ta kenë mbrojtjen politike. Ku administrata nuk kërcënohet më nga partia në pushtet sepse një qeveri tranzitore do të jetë aty, ku lekët e krimit nuk do ta blejnë votën. Sa kohë shkohet në zgjedhje të parakohshme, atë cast, Shqipëria do të jetë çliruar”, tha Lapaj.

Ndaj unë këtu nga Rrësheni ju kërkoj me përulje bindin familjarët tuaj, krushqitë, bindini se nuk është më cështje tifozerie, por nevojë për ndryshim”, vazhdoi më tej në fjalën e tij, Adriatik Lapaj.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook