Afera e Ballukut/ SPAK nis hetimet, sekuestron dokumentet e tenderit të tunelit të Llogarasë, nis verifikimi ndaj kompanisë “Hill International NV”

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar dokumentet e kompanisë ‘Hill International NV’ e cila ka ndërtuar tunelin e Llogarasë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se urdhri për sekuestrimin e dokumenteve është firmosur nga prokurori Dritan Prençi.

Mësohet se ka nisur verifikimi ndaj kompanisë “Hill International NV” dhe kontratave të saj më Ministrinë e Infrastrukturës të drejtuar nga Belinda Balluku.

Dokumentet, shërbimet e realizuara nga kompania dhe stafi i angazhuar për ofrimin e shërbimit, po kalohet në “sitë” nga SPAK ndërsa po analizohen edhe të dhënat mbi të ardhurat, kostot dhe fitimin.

Një hetues i BKH është angazhuar për veprime hetimore.

Ish zv. kryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të rënda për këtë tender, duke akuzuar Belinda Ballukun dhe kryeministrin Edi Rama për abuzime.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook