Trajneri i Milanit, Sergio Conceicao bëri analizën e tij para gjysmëfinalës së Kupës së Italisë kundër Interit
“Unë pres Milanin më të mirë. Për një klub me këtë histori duhet të jetë normale të arrijë në finalen e Kupës së Italisë dhe ky nuk ka qenë një sezon pozitiv”.
“Ne duam ta fitojmë këtë trofe, klubet e mëdha arrijnë në fund të gjithçkaje. Nuk mendoj se Interi është i lodhur, ka një skuadër të thellë dhe cilësore”.
“Faza e mbrojtjes do të jetë e rëndësishme, shtëpitë ndërtohen nga themelet – shtoi ai. Walker dhe Loftus-Cheek nuk janë në formën më të mirë, por do të jenë atje”.