EMRI/ Transportoi 34 kg drogë në bashkëpunim me një person tjetër, arrestohet në Tiranë 36-vjeçari në kërkim

Policia ka vënë në pranga një 36-vjeçar nga Lezha, i cili ishte shpallur në kërkim për trafikim droge në kuadër të operacionit “Vakumi”. I dyshuari, së bashku me një person tjetër që u arrestua në flagrancë pesë ditë më parë, akuzohet se transportonte rreth 34 kg lëndë narkotike të dyshuar si kanabis sativa.

I arrestuari, Mir Ndoj, u kap në Tiranë teksa udhëtonte me taksi, falë bashkëpunimit mes policisë së Lezhës dhe Komisariatit Nr. 3 në kryeqytet. Ai kishte arritur të largohej gjatë ndërhyrjes së parë të forcave të rendit në fshatin Balldre, duke përfituar nga errësira dhe njohja e terrenit.

Dy personat e përfshirë dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal që merrej me kultivimin, prodhimin dhe shitjen e drogës në zonën e Lezhës. Policia bën me dije se vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të këtij grupi.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Vijon operacioni policor i koduar “Vakumi”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

5 ditë më parë, në fshatin Balldre, transportonte rreth 34 kg kanabis, në bashkëpunim me një shtetas tjetër (i arrestuar), kapet në Tiranë dhe vihet në pranga 36-vjeçari.

Këta 2 shtetas, pjesëtarë të një grupi kriminal që kultivonte, prodhonte dhe shiste kanabis, në Lezhë.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Vakumi”, kanë bashkëpunuar me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, për lokalizimin dhe kapjen e tij. Si rezultat, u kap në Tiranë ndërkohë që udhëtonte me taksi dhe u vu në pranga shtetasi:

Mir Ndoj, 36 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se 5 ditë më parë, në rrugën e fshatit Balldre, në bashkëpunim me shtetasin D. N. (i cili u arrestua në flagrancë), po transportonte rreth 34 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, por gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, duke përfituar nga errësira dhe nga njohja e terrenit, ka mundur të largohet.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim në vijim të këtij operacioni.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook