“Gjysma e burrave janë çyryke”, Rama: Nëse besojnë se Shqipëria ka një të ardhme me bufin, janë gjysmakë

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me rubrikën “Sy m’Sy” ku çdo të artë dhe të enjte komunikon me komentuesit në rrjetet sociale.

Ai nuk i ka kursyer ironitë me opozitën ndërsa ka ripërsëritur thënien e tij që e ka përdorur gjatë takimeve me gra e vajza në të gjithë vendin, se gjysma e burrave janë “çyrykë”.

Kreu i PS u shpreh se beson që kushdo që ka bindjen që me “bufin e kënetës” Shqipëria ka një të ardhme, është në fakt “gjysmak”.

“Kur them gjysma e burrave janë çyryke them në kuptimin metaforik, ndarje që e bëj sepse e besoj që shtë se duhet të jesh gjysmak që të mendosh ende që me bufin Shqipëria ka një të ardhme.

Si shpjegohet që BE dhe organizatat prestigjoze ndërkombëtare japin konkluzione në drejtimin e duhur? Budallenj janë ata? ” tha ai.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook