Kreu i PD, Sali Berisha, në një postim në rrjetet sociale, ka postuar një denoncim të një qytetari mbi lidhjen e ministres së Energjisë Belinda Balluku me Jonaid Myzyrin, Drejtorin e Përgjithshëm të prokurimeve dhe Arbër Abazin.
Më poshtë postimi i plotë
Përshëndetje Dr. Desha të jap një info që këto mediat nuk po e japin. Jonaid Myziri ka qenë juristi i “Alko Impeks “të Arbër Abazit(nipi i Sadri Abazit). Nga aty ka shkuar drejtor i prokurorimeve. Arbër Abazi ka për grua mbesën e Belindës(vajzën e motrës së Belindës). Po të shikosh tenderat e “Alko Impeks”është e dukshme lidhja e fuqishme. Respekte dhe fitore
()