Mesila Doda, kandidate për deputete në listën e mbyllur të Partisë Demokratike për Tiranën, ka shprehur optimizëm për rezultatet e zgjedhjeve. Ajo theksoi se koalicioni i Shqipërisë Madhështore pritet të marrë një rezultat shumë të mirë dhe se PDIU synon të fitojë 4-5 mandate në parlament.
Doda ka kritikuar sistemin aktual të zgjedhjeve, duke e cilësuar atë si një “sistem zgjedhor të shpifur”, i cili favorizon ata që duan të ruajnë pozitat e tyre dhe nuk ofron mundësinë për një përballje të drejtë mes partive apo kandidatëve. Ajo theksoi se ky sistem është në disfavor të opozitës, pasi ndan kandidatët në lista të mbyllura dhe të hapura, duke krijuar paqartësi dhe mungesë transparence.
Pavarësisht kësaj, Doda ka pohuar se PDIU ka një strukturë të fortë në të gjithë Tiranën dhe se votat e partisë së saj shkojnë tek PD, me të cilën ata bashkëpunojnë ngushtë. Ajo gjithashtu ka shprehur keqardhjen që nuk ka një përballje të drejtpërdrejtë mes palëve për të prezantuar programet e tyre për qytetarët, duke e konsideruar këtë një mundësi të humbur për diskutime të ndershme dhe transparente.
Mesila Doda: Unë jam në listë të mbyllur të Koalicionit Shqipëria Madhështore, pasi PDIU është një parti që merr vota. Presim rezultat shumë të mirë në zgjedhje. Ky nuk është sistemi më i mirë, sepse disa rrinë në listë të mbyllur dhe disa në listë të hapur, kjo është në disfavor të opozitës. Ky system është për njerëzit që duan të ruajnë pozitat e tyre. Sistem zgjedhor i shpifur do thosha. PDIU synon të fitojë 4-5 mandate. Janë kandidatura shumë të mira për të qenë në parlamentin e Shqipërisë. Unë bëj fushatë në të gjithë Tiranën. Ne jemi parti politike dhe kemi struktura kudo në qarkun e Tiranës. Votat tona shkojnë tek PD dhe punojmë dhe për këtë, por edhe PDIU ka strukturat e saj. Është keqardhje që nuk ka përballje mes palëve, që secila palë të tregojë programin që ka për qytetarët.