Kërkoi heqjen e masës “detyrim paraqitje”, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Berishës

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e kryetarit të PD, Sali Berisha kundër masës detyrim paraqitje për çështjen e privatizimit të kompleksit “Partizani”, raporton për gazetarja Klodiana Lala.

Lideri i opozitës kishte ankimuar masën që caktoi ndaj tij gjyqtari i Apelit të GJKKO, Engert Pëllumbi në 5 janar të këtij viti.

Më herët, në nëntor 2024 Berisha me vendim të GJKKO u nxor nga arresti shtëpiak pas rreth 1 viti.

Ndërkohë, Jamarbër Malltezi, gjithashtu nën akuzë për privatizimin e kompleksit “Partizani”, vijon të jetë në masën e sigurisë arrest në shtëpi.

SPAK ngriti ndaj Berishës akuzën e korrupsionit së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij lidhur me ish-kompleksin Partizani.

Vijon…

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook