“Këta janë shqiptarët që i duhen vendit”/ Shehaj me sipërmarrësin e ri: E nisi biznesin 22 vjeç dhe ia doli me punë

Gjatë një vizite në një punishte xhami në autostradën Tiranë – Durrës, kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, bisedoi me sipërmarrësin, i cili e kishte nisur punën pa asnjë mbështetje nga shteti, madje edhe me skepticizmin e prindërve të tij.

Këta të fundit Shehaj i telefonoi vetë, për t’i pyetur se çfarë i thanë në fillim të biznesit, teksa mori një përgjigje të sinqertë.

“Babai i tha, mos u merr me pisllëqe, ndërsa unë i thashë vazhdo tu bëftë mami, si të dojë qejfi”, ishte përgjigja që erdhi nga nëna e sipërmarrësit.

Por, sot prindërit e tij ishin krenarë që djali i tyre ia kishte dalë me punë të ndershme. Shehaj u shpreh se vetëm nëpërmjet njerëzve të tillë që marrin iniciativën, ky vend mund të eci përpara.

Pjesë nga biseda:

Shehaj: Tani do marrim prindërit e tu dhe do t’i pyesim, çfarë menduat kur djali ju tha që do krijojë një biznes

Sipërmarrësi: Babi më tha, je gomar, nuk bën për këtë punë

Shehaj: Tani jam këtu me djalin tënd, e pyeta se çfarë thanë prindërit?

Nëna: Mos u merr me atë punë, mos u merr me pisllëqe i tha, unë i thashë vazhdo t’u bëftë mami, si të dojë qejfi

Shehaj: Besoj se tani je krenare për djalin, apo jo?

Nëna: Jam krenare që kam një djalë të tillë

Sipërmarrësi: I mburret gjithë fshatit

Shehaj: Duhet të jesh krenare sepse ky djali këtu ju ka bërë krenar ju, por ka bërë krenarë gjithë shqiptarët sepse vetëm nëpërmjet njerëzve të tillë që marirn iniciativën, vetëm kështu ky vend mund të eci përpara. “- theksoi Shehaj. 

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook