Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me pensionistët në Gjirokastër.
“Ka shumë njerëz që kanë punuar në Greqi dhe këtu i del një pension minimal sepse nuk kanë paguar kontribute në vendn tonë.
Ne kemi bërë një hap që përtej indeksimeve që janë detyruese, ligjore dhe bëhen në mënyrë vijuese siç e parashikon ligji, kemi vendosur që duke qenë se jemi në një fazë rritjeje të qëndrueshme të ekonomisë dhe kemi të ardhura që i tejkalojnë parashikimet, kemi ndarë për pensionistët bonusin e pranverës dhe atë të fundvitit.
Sot nuk luhet me sigurimet shoqërore si dikur.
Pension minimal 200 euro dhe pension mesatar 400 euro, ku është synimi dhe objektivi ynë.
Kemi marrë ekspertizë nga të katër anët, institucionet BB, ekspertë të pavarur ndërkombëtarë, këshilltarë që kam për ekonominë që ishte për 10 vite drejtues i grupit ekonomik të Merkel, kjo që ne kemi përcaktuar si objektiv është ambicioz, nuk është i lehtë por ne do të bëjmë çmos ta arrijnë.
Kush ju thotë gjëra të tjera, janë rruga drejt humnerës. Ose pastaj thonë ta hajë kush ta hajë”, tha ai.