Në News 24 ishte i ftuar analisti Fatos Lubonja i cili ka folur për aktualitetin politik në vend. Sipas Lubonjës politika në vend është individualizuar dhe partitë politike mendojnë për përfitime personale jo për qytetarët. Ai shtoi se qëllimi i kundërshtarit është realisht denigrimi i tij dhe se opozita duhet të kishte bërë gjithcka ndryshe.
“Qëllimi i kundërshtarit është denigrimi i kundërshtarit. Programi sulumes, dhe pastaj sundon . Ky popull e ka humbur, nuk indinjohet. Kur ka padrejtësi, fyerje. Ka nënshtrim.Ato nuk kanë vendosur interesat e qytetarëve si kryesore por të tyre. As intelektualët nuk reagojnë, blihen. Dhe biznesmenët, sepse janë pasuruar jo në mënyrë të pandershme.
Kjo sjell degradimin e një shoqërie. Ka individualizëm të madh, të gjithë mendojnë për vete. Po bëhet denigrimi i kundërshtarit, nuk bëhet dialog me kundërshtarin. Opozita e ka terrorizuar këtë situatë duke bërtitur, dhe mund të themi se ato janë në kontroll të kryeministrit. dhe duhet të kishte ndryshuar bërë gjithçka ndryshe.” përfundoi Lubonja
()