Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: -F. A., 58 vjeç, A. D., 47 vjeç F. Ç., 52 vjeç, K. A., 36 vjeç, S. H., 34 vjeç, E. A., 28 vjeç, F. H., 46 vjeç, M. Ç., 60 vjeç, M. Ç. 30 vjeç dhe A. A., 41 vjeç.
Kjo pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, kanë bllokuar për disa minuta lëvizjen e mjeteve në këtë aks, me pretendimin se rruga që po ndërtohet aty, kalon në fshatin Hotolisht dhe rrezikon banesat e banorëve të fshatit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
(Fatmir Popja/)