Reagon koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”: Zoti Kryeministër, kursejuani fyerjet dhe banalitetet shqiptarëve!

Pas shumë reagimeve të individëve dhe partive të ndryshme në lidhje me fjalorin e Kryeministrit Edi Rama gjatë kësaj zgjedhore, ka bërë një deklaratë për mediat edhe zëdhënësi i fushatës së Koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Ferdinand Dervishi:

“Zoti Kryeministër, keni disa ditë që jeni futur mes nënave dhe motrave tona, sepse kontrolli mbi administratën dhe pushteti, që u keni dhënë patronazhistëve, ua mundëson këtë.

Por nuk keni asnjë të drejtë, as si Kryeministër, as morale, as humane, që të talleni duke ua quajtur burrat çyrykë dhe autikë.

Ato vajza dhe gra atje në Peshkopi jetojnë mes varfërisë dhe e kanë mendjen te hallet e përditshme dhe te mbijetesa e familjes.

Ato as nuk e njohin dhe as nuk e kuptojnë bagazhin e pështirë të fjalorit dhe nënkuptimeve të mendjes suaj, që ju përdorni mes bashkëpunëtorëve të të njëjtit lloj.

Ndërsa dje, Zoti Kryeministër, mblodhët fëmijët në një plazh dhe nisët tu tregonit fotot tuaja nudo – duke mbetur sërish në nivelin e mendjes suaj.

A do ishte më mirë që ta këpërceje veten dhe fëmijëve shqiptarë t’u tregoje se cilët duhet të jenë idhujt që duhet të ndjekin në jetë?

A do ishte më mirë tu kishit treguar fëmijëve ndonjë histori suksesi në biznes, në art, në shkencë?

Zoti Kryeministër kursejuani fyerjet dhe banalitetet shqiptarëve!

Sepse nuk gjendeni në të njëjtin realitet.

Ju flisni nga Kopshti i Edenit 4 milionë dollarësh dhe pas shishes me verë 33 mijë euroshe.

Ndërsa shumica e shqiptarëve, sidomos për shkak të pushtetit të tuaj të korruptuar fund e krye, vazhdon të jetë “anës detit e palarë”, “pranë sofrës e pangrënë” dhe “pranë dijes e panxënë”.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook