Lajm i mirë për Real Madrid para ndeshjes së La Liga ndaj Getafe. Kylian Mbappé dhe Ferland Mendy janë rikuperuar dhe do të jenë të disponueshëm për këtë takim.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, trajneri i Los Blancos, Ancelotti me shumë gjasa do të kursejë Mbappe për finalen e Kupës së Mbretit kundër Barcelonës të planifikuar për të shtunën.
Mendy gjithashtu nuk do të jetë titullar. Mbrojtësi i krahut, i dëmtuar më 12 mars kundër Atléticos në Champions League, u stërvit sot me grupin.