Shuarja e Papa Franceskut! Mesila Doda: Bekoi vajzën time gjatë vizitës në Tiranë. Ishte tepër i dashur, solli shumë risi

Mesila Doda, kandidate e Partisë Demokratike në listën e mbyllur për qarkun e Tiranës, ka ndarë një kujtim të veçantë nga vizita e Papa Franceskut në Tiranë. Ajo e përshkroi Papa Franceskun si një figurë të jashtëzakonshme dhe të dashur për shumë njerëz, duke theksuar pasionin e tij për ndryshime dhe thjeshtësinë e jetës së tij.

Doda e kujtoi vizitën e Papa Franceskut në Tiranë me shumë ngrohtësi, duke theksuar se ai kishte bekuar vajzën e saj gjatë këtij udhëtimi. Ajo shtoi se Papa Francesku, ndryshe nga paraardhësit e tij, ka sjellë shumë risi, si për shembull daljen e tij në rrugët e Romës pa veshjen papnore dhe pasionin e tij për tango-n. Doda gjithashtu vuri në dukje se Papa ka qenë i përkushtuar ndaj të varfërve dhe ka pasur një angazhim të madh për paqen dhe njerëzimin.

Papa Francesku, sipas Dodes, ishte një figurë e dashur për shumë njerëz dhe ka ndryshuar disa nga protokollet e Vatikanit, duke u treguar më i hapur dhe më afër popullit.

Mesila Doda: Unë e kam bërë shkollën në Vatikan. Aty ishte vendi shumë i bukur, atëherë ishte Gjon Pali II. Më pas erdhi Papa Benedikti. Më tej, patëm një papë të çuditshëm. Ishte papë i dashur, erdhi me shumë risi. Papa Francesku do të thotë se ishte shenjti më i madh. Ai vinte nga një familje relativisht e pasur. Ai ishte i thjeshtë dhe ishte misionar i jashtëzakonshëm. Papa Franceku ishte shumë liberal dhe ishte me të varfërit. Papa Francesku ka ndryshuar pak edhe protokollet e Vatikanit, ishte ndryshe. Papa dilte në rrugët e Romës pa veshjen papnore. Ai ka qenë i pasionuar pas tangos. Papa Francesku bekoi vajzën time kur erdhi në Tiranë. Papa tha se ne kemi vëllazëri fetare. Papa ka qenë i shqetësuar për luftërat, ishte i përkushtuar ndaj njerëzimit.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook